Ish-drejtuesi i Lazios, Igli Tare, është zyrtarisht drejtori sportiv i AC Milan. Ai do të udhëheqë projektin e ri sportiv të klubit dhe do t’i raportojë drejtorit të përgjithshëm të klubit, Xhorxhio Furlani.

Klubi italian i futbollit AC Milan ka njoftuar emërimin e Igli Tares si drejtor të ri sportiv. Tare, me përvojë 15-vjeçare në të njëjtin rol te Lazio, do të jetë përgjegjës për ndërtimin e skuadrës dhe strategjinë sportive të Milanit.
Në njoftimin zyrtar, Milani theksoi eksperiencën e tij në futbollin italian dhe vizionin ndërkombëtar. Drejtori ekzekutiv i klubit, Xhorxhio Furlani e cilësoi Taren si “profilin ideal” për fazën e re të klubit.
Tare deklaroi se emërimi i tij është një “krenari dhe përgjegjësi e madhe”, duke theksuar përkushtimin për të kthyer Milanin në majat e futbollit italian dhe evropian.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi me entuziazëm, duke e quajtur një “moment historik për shqiptarët” dhe duke uruar sukses në drejtimin e klubit legjendar.