
Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet sot me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe seancën e parë plenare.
Pas një ndërprerjeje për shkak të fushatës dhe zgjedhjeve të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë zyrtarisht punimet këtë të enjte.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka thirrur për paraditen e sotme Konferencën e Kryetarëve, ku do të shqyrtohet projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.
Në agjendën e ditës është përfshirë edhe projektkalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor, si dhe raporti i monitorimit mbi zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian për periudhën janar – mars 2025.
Seanca plenare është planifikuar të nisë në orën 12:00.
Legjislatura aktuale do të vijojë punën deri në javën e tretë të korrikut, para se të konstituohet parlamenti i ri në muajin shtator.