
Sipas Institutit GAP, masat ndëshkuese të BE-së kanë shkaktuar dëme prej 615 milionë eurosh në projekte të pezulluara ose të humbura në Kosovë, për shkak të tensioneve në veri.
Një raport i Institutit GAP thotë se masat e BE-së ndaj Kosovës, të vendosura në qershor 2023, kanë prekur projekte me vlerë totale prej 615 milionë eurosh, ku përfshihen fonde nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe programi IPA.
Prej tyre, 395 milionë euro janë pezulluar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur për shkak të tejkalimit të afateve. Projektet përfshijnë ujësjellës, impiante trajtimi, linja energjetike dhe infrastrukturë mjedisore.
Pavarësisht sinjaleve të fundit nga BE për heqjen graduale të masave, institucionet në Kosovë thonë se ende nuk ka qartësi për afatet dhe masat specifike që po hiqen.