Paris Saint-Germain ka shkruar historinë mbrëmjen e sotme duke fituar për herë të parë UEFA Champions League, pas një fitore spektakolare 5-0 ndaj Interit në Mynih.

Paris Saint-Germain është kampion i Evropës për herë të parë në historinë e klubit, duke mposhtur Interin me rezultatin bindës 5-0 në finalen e UEFA Champions League të zhvilluar në “Allianz Arena”, Mynih.
Finalja nisi me intensitet të lartë, por ishte PSG që dominoi tërësisht sfidën. Achraf Hakimi zhbllokoi rezultatin, ndërsa Désiré Doué shkëlqeu me dy gola të shpejtë. Khvicha Kvaratskhelia dhe Senny Mayulu vulosën fitoren me dy gola të tjerë në pjesën e dytë.
Kjo është hera e parë që nga viti 1993 që një klub francez ngre trofeun më të madh evropian për klube, duke përmbyllur një edicion të jashtëzakonshëm për skuadrën nga Parisi.
Yjet si Ousmane Dembélé, Marquinhos dhe portieri Gianluigi Donnarumma tashmë kanë hyrë në historinë e futbollit evropian, ndërsa festa në radhët e tifozëve të PSG-së ka qenë e zjarrtë.