Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, komentoi grumbullimin për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë, duke theksuar lodhjen e disa lojtarëve por edhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit në lojë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, tha se situata fizike e lojtarëve është e ndryshme, pasi disa e kanë mbyllur sezonin tani, të tjerë më herët. Ai shtoi se do të shfrytëzojë 10 ditët përgatitore për të ndërtuar një grup të gatshëm për dy ndeshjet kualifikuese për Botërorin.
Përballja me Serbinë më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” u cilësua si “ndeshje specifike” për shkak të kontekstit historik, ndërsa Silvinjo kërkoi përqendrim te loja dhe identiteti i skuadrës. Ai tha se Shqipëria do të luajë me “zemër dhe shpirt”.
Ndeshja ndaj Letonisë luhet më 10 qershor në Riga.