Turizmi në Shqipëri po zgjatet përtej verës, me një rritje prej 21.9% të vizitorëve në mars 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, sipas INSTAT.

Turizmi në Shqipëri po njeh rritje të qëndrueshme jashtë sezonit veror. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në mars 2025, numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u rrit me 21.9% krahasuar me marsin e vitit të kaluar.
Net qëndrimet, një tregues i kohëzgjatjes së vizitës, janë rritur me 30.8%, duke reflektuar jo vetëm një fluks më të madh, por edhe një interes më të lartë për qëndrime më të gjata në vend.
Ekspertët vlerësojnë se ky trend dëshmon për zgjerimin e sezonit turistik dhe për rritjen e interesit ndaj destinacioneve të reja, përtej bregdetit tradicional. Zonat jo-bregdetare regjistruan një rritje me 20.6% të vizitorëve të huaj, duke theksuar diversifikimin e ofertës turistike të Shqipërisë.
Rritja e qëndrueshme e turizmit vlerësohet si një sinjal pozitiv për zhvillimin e tij si sektor strategjik i