Tushemishti dhe Parku i Drilonit janë transformuar në një zonë të re turistike falë investimeve në infrastrukturë, gjelbërim dhe lehtësira për vizitorët. Zona mbulon tashmë 150 hektarë dhe ofron shëtitje, lundrim me varkë dhe peizazh natyror të ruajtur.

Fshati Tushemisht dhe Parku i Drilonit janë shndërruar në një atraksion të rëndësishëm ekoturistik për Pogradecin dhe Korçën, pas investimeve që përfshijnë ndërtimin e 4 km rrugicave për këmbësorë, 13 ura të reja dhe një shëtitore 150 hektarëshe.
Zona ofron peizazh natyror të pasur me mjellma, kallamishta, dhe pemë karakteristike si vërri, rrapi, shelgu. Lundrimi në ujërat karstike të Drilonit është i mundur në një gjatësi prej 5 km.
Kryeministri Rama publikoi një performancë të violonçelistit Riçard Gedaj, realizuar gjatë një lundrimi në park.