
Pesë shtetas shqiptarë të evakuuar nga Izraeli mbërritën në orët e para të mëngjesit në Athinë, mes përshkallëzimit të konfliktit Izrael–Iran. Tre prej tyre tashmë ndodhen në Tiranë, një tjetër pritet të kthehet sonte, ndërsa personi i pestë do të qëndrojë në Greqi.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, tha se evakuimi u koordinua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes ambasadave shqiptare në rajon.
Disa vende kanë nisur evakuime të ngjashme për shtetasit e tyre, mes përshkallëzimit të sulmeve ajrore dhe rritjes së viktimave civile në rajon.