Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndalur një skemë mashtruese që kishte si qëllim vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërhyrë për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare.
Domaini i përdorur është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP. AKSK u bën thirrje qytetarëve të mos japin të dhëna bankare në forma të dyshimta dhe njofton se vijon monitorimin dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse për të parandaluar mashtrimet digjitale.