
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi të hënën se Sali Berisha kishte ofruar Partisë së Lirisë të njëjtat katër mandate që kjo forcë fitoi në vitin 2021, pavarësisht rënies së mbështetjes së saj, me qëllim bashkimin e opozitës.
Në një intervistë për News24, Bardhi tha se ndonëse Partia e Lirisë kishte rënë ndjeshëm në vota, Berisha bëri lëshime për të garantuar kohezionin opozitar. “PL kishte marrë 13 mijë vota në Fier më 2021, ndërsa tani vetëm 1,900, por iu ofrua sërish një mandat,” tha ai.
Bardhi akuzoi disa aktorë opozitarë për ndarje të qëllimshme dhe “çuarje të votave në lumë”.