Sali Berisha deklaroi nga Brukseli se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë, duke akuzuar qeverinë për blerje votash dhe abuzim me pushtetin shtetëror për të manipuluar rezultatin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me strukturat e PD-së në Bruksel, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira, por një farsë e organizuar nga qeveria përmes abuzimit me pushtetin. Ai akuzoi mazhorancën se kishte ngritur një “makineri gjigante blerjeje votash”, duke përdorur mjetet shtetërore për të ndikuar në rezultatin elektoral.
Sipas Berishës, qeveria shpërndau para për pensionistët, fali gjoba dhe punësoi mijëra persona në administratë pak ditë para votimit, veprime që i cilësoi si të paligjshme. Ai gjithashtu tha se janë përdorur legalizimet dhe certifikatat e pronësisë për të ndikuar votuesit dhe se frikësimi i qytetarëve ishte një tjetër taktikë sistematike për të shtypur opozitën. Sipas tij, në këto kushte nuk mund të ketë garë të ndershme politike.