
Sali Berisha e quajti procesin e 11 majit “farsë elektorale” dhe tha se Partia Demokratike nuk do ta njohë rezultatin. “Bazuar në krim, drogë dhe manipulim – ky rezultat nuk njihet,” deklaroi ai.
Berisha tha se 95% e raportit për shkeljet i është dërguar institucioneve ndërkombëtare dhe do të publikohet së shpejti.
I pyetur për rinumërimin, u shpreh se nuk është kërkesë e PD-së, por e kandidatëve opozitarë, për transparencë.
Ai përmendi manipulime me pamje filmike, materiale zgjedhore dhe laptopë ende “të pashfrytëzuar”.