
Katër ministra të qeverisë greke janë zëvendësuar pas dorëheqjeve të shkaktuara nga skandali i abuzimit me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë.
Thanos Plevris, nga partia nacionaliste LAOS, është emëruar ministër i Migracionit, në vend të Makis Voridis. Emërimi i tij u kritikua ashpër nga opozita për qëndrimet ekstreme në lidhje me refugjatët. Ndërkohë, Haris Theocharis u emërua zv.ministër i Jashtëm, Yiannis Andrianos si zv.ministër për Zhvillimin Rural, dhe Christos Dermentzopoulos për Qeverisjen Digjitale.
Skandali u zbulua nga zyra e kryeprokurores së BE-së, Laura Kovesi, sipas së cilës miliona euro u keqpërdorën përmes aplikimeve të falsifikuara në agjencinë OPEKEPE, e cila është tashmë e shpërbërë.
Hetimet treguan përfshirjen e zyrtarëve të qeverisë në përpjekje për të bllokuar drejtësinë, përfshirë ndërhyrje ndaj prokurores që hetonte çështjen.