
Një 43-vjeçar malazez me rrezikshmëri të lartë shoqërore u arrestua në Spanjë, si pjesë e një operacioni të përbashkët ndërkombëtar të rrjetit ENFAST, me kontribut nga FAST Albania, FAST Spain dhe FAST Montenegro.
I kërkuari, me inicialet D. F., ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Podgoricës për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun e narkotikëve. Gjykata e Malit të Zi kishte caktuar ndaj tij masën “arrest me burg” në prill 2025.
Policia shqiptare njoftoi se shkëmbimi në kohë reale i informacionit bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij nga autoritetet spanjolle.