
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot një përgjigje të fuqishme ushtarake ndaj Iranit, pas sulmit me raketa që goditi spitalin Soroka në Beer Sheva dhe zona të banuara në Tel Aviv dhe Jeruzalem.
“Tiranët e Teheranit do të paguajnë një çmim të rëndë,” deklaroi Netanyahu, duke e cilësuar Iranin si regjim terrorist që shënjestron civilët. Ai e quajti sulmin “barbar” dhe “të paprecedentë” ndaj infrastrukturës civile.
Netanyahu tha se Izraeli do të veprojë me vendosmëri për të ndaluar agresionin iranian. Tensionet mes dy vendeve janë në rritje, me rrezik për përshkallëzim të menjëhershëm në një konflikt të gjerë ushtarak.