Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi administronin një call center të paligjshëm, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj duke i bindur të investonin në bursa fiktive.

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, si rezultat i operacionit të koduar “Las call”, për shkak të aktivitetit të tyre të paligjshëm përmes një call center-i që mashtronte shtetas të huaj.
Të arrestuarit, shtetasit O.V., 35 vjeç dhe A.B., 32 vjeç, rezultojnë të kenë telefonuar qytetarë të huaj, duke i bindur të investojnë në platforma të rreme financiare, të paraqitura si bursa. Ata vepronin pa leje dhe nuk e kishin regjistruar aktivitetin në organet kompetente.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi pesë laptopë dhe dy telefona celularë të përdorur për këtë skemë mashtrimi.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.