
Këshilli i Ministrave caktoi sot Ministrinë e Financave si përfaqësuese të shtetit në cilësinë e aksionarit kryesor të plotë (100%) të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit” sh.a.
Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e qeverisë, Ministria e Financave do të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme në përputhje me ligjin “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”. Banka është krijuar në partneritet me institucionin italian “Cassa Depositi e Prestiti” dhe synon të mbështesë projekte sipërmarrëse që nuk arrijnë financim nga banka komerciale.
Banka do të kryejë mbledhje fondesh përmes mekanizmave publikë dhe instrumenteve financiare të kthyeshme, si dhe do të ketë mundësi të krijojë degë dhe shoqëri bija brenda dhe jashtë vendit.