
Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, qeveria shqiptare u mbrojt për progresin në negociatat e anëtarësimit në BE, ndërsa opozita denoncoi mosndëshkimin e krimeve zgjedhore.
Ministri i Shtetit Taulant Balla tha se Shqipëria ka hapur 24 nga 33 kapituj të negociatave dhe synon anëtarësim të plotë brenda dekadës. Ai përmendi përfundimin e procesit të vetingut për 805 gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe ngritjen e sistemeve të reja për ndjekjen e çështjeve penale.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kritikoi ndërprerjen e veprimeve të SPAK në terren pas një deklarate publike të Kryeministrit Rama më 20 shkurt, duke thënë se nga ajo ditë e deri në zgjedhjet e 11 majit nuk pati asnjë rezultat konkret për ndëshkimin e krimeve zgjedhore.
Bardhi iu drejtua Komisionit Evropian me pyetjen nëse prioritet janë rezultatet konkrete apo reformat në letër.