
Mjeshtër i madh
Jeta !
Brenda meje botë e madhe
Botë e imja pa kufi
E jashtë meje një botë tjeter
Shum’ me e madhe shum’ me e vjeter
Të dy botët bashkejetojnë
Shpesh përzihen , kurrë s’ bashkohen
Mes përmes këtyre botëve
Nis dhe fiket jet’ e lotëve.
Nje hap majtas apo djathtas
Nëse e hedh ti rrezikon
S’ mundesh njerën fort ta duash
Sepse tjetra të dënon.
E n’qofsh trim që të guxosh
K’to kufi me i përfshi
S’ke për t’marr në kët’ rrug’tim
Veç ca çikra lumturi
S’ mundesh rrugës që ti shmangesh
Tjeter fat për të kërkuar
Nga fillimi pa mbarim
Der’ tek fundi i pa filluar.