
Kryeministri Edi Rama e quajti fitoren e 11 majit “mandat besimi të jashtëzakonshëm” për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.
Nga festa për 34-vjetorin e Partisë Socialiste, Rama theksoi se fitorja e fundit rrit përgjegjësinë dhe se objektivi europian është një sfidë reale, por e arritshme.
“Fitore me përgjegjësi më të madhe se kurrë më parë. Nuk lodhemi së fituari sepse nuk lodhemi së reflektuari,” tha ai.
Me 83 deputetë dhe një skuadër që ai e cilësoi të harmonizuar mes eksperiencës dhe risive, Rama deklaroi se Parlamenti duhet të bëhet shtylla e anëtarësimit.