
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage, i cili ka pohuar se “1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” dhe i ka cilësuar shqiptarët si faktor kyç në kriminalitetin në Mbretërinë e Bashkuar.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama e quajti këtë pretendim “absurd dhe të pavërtetë”, duke e sfiduar publikisht Farage për një përballje me fakte.
Rama u shpreh se të dhënat reale tregojnë se shkalla e kriminalitetit te shqiptarët në Britani nuk është më e lartë se ajo e popullsisë vendase dhe madje mund të jetë më e ulët.
Ai i propozoi Farage-it një “verifikim faktesh” publik dhe shtoi se nëse pretendimi i tij rezulton i saktë, ai zotohet të marrë “të gjithë mbrapsht”. Në të kundërt, i ofroi një ftesë për të vizituar Shqipërinë si “i ftuar nderi”.