
Zyrat ligjore Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya LLP, që përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaruan se paraburgimi i tij pa akuzë që prej 10 shkurtit 2025 përbën shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Sipas raportit, Veliaj u ndalua nga SPAK me dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, pa u ngritur akuzë dhe pa kohë të mjaftueshme për mbrojtje. Gjykata lejoi më pak se gjysmë dite për shqyrtimin e 26,000 faqeve të dosjes.
Raporti përmend edhe praktika të debatueshme të paraburgimit në Shqipëri dhe kufizimin e kontakteve të Veliajt me avokatët ndërkombëtarë. Ndërkohë, apelimi i çështjes nga ana e kryebashkiakut të Tiranës pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.