
Fluturimet direkte nga Rinasi drejt Shteteve të Bashkuara pritet të nisin në pranverën e vitit 2026, deklaroi të dielën kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj.
Pista e aeroportit po zgjatet dhe forcohet për të përmbushur kërkesat teknike. Marrëveshja me një operator amerikan pritet të nënshkruhet në shtator-tetor.
Aeroporti i Vlorës do të pasojë një ose dy vite më vonë, pasi të përfundojë certifikimi. Autoritetet synojnë dyfishim të pasagjerëve nga 12 në 24 milionë deri në vitin 2042.