
Të hënën, më 30 qershor, nis rinumërimi i 587 kutive të votimit në qarkun Fier, proces që mund të ndikojë drejtpërdrejt në mandatin e 16-të të ndarë aktualisht për Partinë Socialiste.
Në zgjedhjet e 11 majit, në Fier u ndanë 16 mandate: 12 për PS dhe 4 për PD. Vota preferenciale dhe diferencat e ngushta mes kandidatëve mund të sjellin ndryshime si në përbërjen e deputetëve, ashtu edhe në renditjen brenda listës së PS-së, ku 7 nga 12 mandatet janë fituar me vota direkte.
Pas Fierit, do të nisë rinumërimi edhe në qarkun e Durrësit, me 360 qendra votimi, përfshirë 85 të diasporës.