
Komisionerja e Komisioni Evropian (KE) Marta Kos, do të udhëtojë në Shkup për t’u takuar me liderë nga Ballkani Perëndimor dhe përveç Kryeministrit të MV Mickoskit, në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi. Të hënën dhe të martën e javës së ardhshme, Shkupi zyrtarë do të jetë mikpritës i një takimi të liderëve Bashkimi Evropian (BE) – Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku do të marrë pjesë edhe komisarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos.
Të martën do të mbahen dy panele, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, ku kryeministri Mickoski dhe komisarja Kos do të adresohen me fjalim, i ndjekur nga një konferencë për media.
Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifike dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Zhvillimit, ku do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerëve ndërkombëtar.
Një ditë më parë, KE njoftoi se komisarja Kos do të udhëtojë në Shkup për t’u takuar me liderë nga Ballkani Perëndimor taki I cili I kushtohet Planit të Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor.