
Shqipëria renditet në vend të parë për qëndrueshmëri energjetike sipas raportit të fundit të World Economic Forum (WEF), duke lënë pas vende si Suedia, Franca dhe Zvicra. Renditja bazohet në tri kolona të zhvillimit energjetik: qëndrueshmëria, aksesibiliteti dhe zhvillimi ekonomik.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi këtë si rezultat të punës së qeverisë shqiptare në drejtim të shndërrimit të vendit në një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto i energjisë.
Raporti i WEF e vlerëson Shqipërinë lart për burimet e rinovueshme dhe strukturën e konsumit energjetik të pavarur nga karburantet fosile.