
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është thirrur nga SPAK të paraqitet sot për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
SPAK ka thirrur Sali Berishën të paraqitet sot në ora 10:00, për hetime mbi një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka. Lajmi u konfirmua nga avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, i cili publikoi edhe shkresën zyrtare të SPAK.
Thirrja lidhet me akuzat publike të Berishës ndaj Gjokës për korrupsion dhe dënime të mëparshme, të cilat ai i ka bërë në deklarata të ndryshme.
SPAK ka paralajmëruar se në rast mosparaqitjeje pa arsye ligjore, Berisha do të shoqërohet me forcë.