
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të krijimit të Institucionit të Avokatit të Popullit, duke vlerësuar kontributin e tij në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e demokracisë.
Në fjalën e saj, Spiropali tha se Kuvendi ka trajtuar me seriozitet shumicën e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe se ky institucion ka luajtur një rol të rëndësishëm në adresimin e problematikave sociale dhe në procesin e integrimit evropian të vendit.
Ajo theksoi rëndësinë e ndërtimit të institucioneve që kufizojnë arbitraritetin shtetëror, duke nënvizuar se Avokati i Popullit ka ndihmuar në edukimin e administratës publike drejt një sjelljeje më humane dhe më respektuese ndaj qytetarëve.
“Kur një shtet ndërton mjete që frenojnë tejkalimin e forcës, atëherë jemi në demokraci,” u shpreh Spiropali, duke e quajtur virtytin thelbësor për funksionimin e një republike demokratike.