Kryeparlamentarja Elisa Spiropali vlerësoi raportin e miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një konfirmim të progresit të vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe të mbështetjes së gjerë që gëzon ky proces brenda dhe jashtë vendit.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi të enjten se raporti i miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian është një konfirmim i qartë i progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Ajo vlerësoi mbështetjen e eurodeputetëve për reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për përfshirjen e gjerë politike dhe shoqërore në procesin e integrimit.
Spiropali theksoi se Shqipëria ka hapur negociatat për katër grupkapituj dhe brenda qershorit pritet të hapen edhe dy të tjerë, ndërsa ripërsëriti angazhimin e qeverisë për anëtarësim deri në vitin 2029.
Ajo dënoi përpjekjet për të njollosur imazhin e vendit jashtë dhe bëri thirrje për bashkëpunim politik dhe institucional në funksion të këtij qëllimi kombëtar.