
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Bruksel se aleanca është gurthemel i sigurisë transatlantike dhe demokratike. Ajo nënvizoi se Shqipëria do të jetë organizatore e samitit të NATO-s në Tiranë në 2027.
Spiropali konsideroi thelbësore përshkallëzimin e forcës së NATO-s përballë sfidave globale – nga kriza Iran–Izrael e deri te sulmi i paprovokuar rus në Ukrainë. “Ne jemi përkrah Ukrainës me sanksione, ndihmë ushtarake e humanitare”, tha ajo.
Kryetarja e Kuvendit shtoi se Shqipëria i është bashkuar të gjitha masave të NATO-s, ka arritur 2% të PBB-së në shpenzime ushtarake, dhe po modernizon bazën e Kuçovës për të forcuar infrastrukturën e Aleancës në Ballkan.