
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Grazit në Austri, ku një nxënës ka hapur zjarr brenda një shkolle të mesme. Policia ka konfirmuar disa të vrarë dhe të plagosur.
Sulmi ndodhi rreth orës 10:00 në shkollën BORG, në lagjen Dreierschützengasse të Graz-it. Sipas të dhënave fillestare, personi që qëlloi me armë ishte vetë nxënës i kësaj shkolle. Mes viktimave dyshohet të jetë edhe ai vetë, pasi mendohet se është vetëvrarë pas ngjarjes.
Policia ka konfirmuar disa viktima dhe disa të plagosur të rëndë, në mesin e të cilëve ka nxënës dhe mësues. Evakuimi i shkollës vazhdon, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe forcat speciale.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë. Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim, ndërsa priten më shumë detaje gjatë ditës.