
Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë për një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit, duke deklaruar sot para gazetarëve se “ndoshta do ta bëj, ndoshta jo”, mes tensioneve të përshkallëzuara me Teheranin pas disa ditësh sulmesh izraelite.
Trump përsëriti thirrjen e tij për një “dorëzim pa kushte” nga Irani dhe theksoi, përmes një postimi në Truth Social, se SHBA-të kanë “kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin”. Ai u kthye papritur nga samiti i G7 në Kanada për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.
Deklaratat vijnë në një kohë kur Pentagoni ka përforcuar praninë ushtarake në rajon dhe ndërsa aleatët e SHBA po vlerësojnë implikimet e një konflikti të mundshëm të drejtpërdrejtë me Iranin.