
TIRANË, 20 korrik – Kryeministri Edi Rama tha të shtunën se në gjashtë ditët e para të aksionit për kontrollin e tregut janë sekuestruar 32 ton bulmet, qumësht dhe mish të tregtuara pa faturë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama tregoi produktet e bllokuara nga institucionet, duke nënvizuar se operacioni do të vijojë deri në ndalimin e plotë të tregtimit të paligjshëm.
“Vijon pa pushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë! Deri në fund!”, shkroi Rama në Facebook.