
Programi operacional shumëvjeçar për sektorin e energjisë, i përkrahur nga Instrumenti i Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA?III), pritet të hyjë në fuqi brenda 15 ditësh pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Me një buxhet total prej 79 milionë eurosh, ky program synon katër fusha kryesore: burime të rinovueshme, eficiencë energjetike, karikim për automjetet elektrike dhe sisteme uji.
Nga fondet, 50 milionë euro vijnë nga Bashkimi Europian dhe 29 milionë euro nga Qeveria e Shqipërisë. Qeveria dhe Bashkimi Europian do të financojnë instalimin e paneleve diellore dhe masave të eficiencës në ndërtesa publike në katër bashki, përfshirë zyra, kopshte dhe biblioteka, si dhe do të ofrojnë grante për 8,000 familje private.
Një tjetër element kyç i projektit është ndërtimi i 130 stacioneve të karikimit të shpejtë për automjetet elektrike, së bashku me transformatorë dhe një sistem menaxhimi rrjeti. Për sektorin e ujit, programi përfshin zëvendësimin e pompave dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike me kapacitet deri në 15 megavat në shtatë ndërmarrje ujësjellës-jat.
Programi që sapo nis, ka një afat zbatimi 12-vjeçar dhe synon të zgjedhë pikat kyçe për mbështetjen e energjisë së gjelbër, përmirësimin e infrastrukturës elektrike dhe ujore, dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në tranzicionin energjetik.