
Tiranë, 10 korrik 2025 – Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, vijoi të enjten aksionin për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet, duke ndërhyrë në zonën pas Muzeut Historik Kombëtar.
Autoritetet njoftuan se një pjesë e konsiderueshme e kësaj zone ikonike është tashmë e liruar dhe në dispozicion të qytetarëve dhe vizitorëve. Aksioni synon të rikthejë hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme në funksion të komunitetit.