
Tiranë – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Vendimi u mor nga gjyqtarja Igerta Hysi, duke rrëzuar kërkesën e Metës për një masë më të lehtë sigurie.
Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, në kuadër të hetimeve për çështjen CEZ/DIA dhe lobime të dyshuara në SHBA.
Meta nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Kujtim Cakrani, i cili e quajti vendimin “të padrejtë dhe politik”.