
Bashkimi Evropian po përgatit kundërmasa për importe nga SHBA me vlerë deri në 72 miliardë euro, pasi Presidenti Donald Trump paralajmëroi tarifa doganore prej 30% ndaj produkteve evropiane duke nisur nga 1 gushti.
Komisioneri për Tregtinë, Marosh Shevçoviç, tha se tarifat e Trump do të përbënin “praktikisht një embargo tregtare” dhe paralajmëroi pasoja serioze për marrëdhëniet transatlantike.
Lista e BE-së përfshin produkte industriale dhe bujqësore amerikane. Negociatat do të vijojnë deri në fund të korrikut, por nëse nuk arrihet një marrëveshje, BE do të përgjigjet me masa të menjëhershme.