
Pse ka rëndësi:
Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzon qeverinë se ka manipuluar procesin zgjedhor përmes përdorimit të pushtetit ekzekutiv dhe dhënies masive të lejeve të ndërtimit në periudhën zgjedhore.
Çfarë po ndodh:
- Berisha e cilësoi 11 majin si “një nga aktet më kriminale dhe më antikushtetuese në 32 vite demokraci”.
- Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka përdorur fuqinë ekzekutive për të “shkatërruar dhe denatyruar zgjedhjet”.
Akuzat për lejet e ndërtimit:
- Berisha pretendon se gjatë periudhës prill 2024 – maj 2025 janë dhënë mbi 1.000 leje ndërtimi, 450 prej tyre gjatë periudhës zgjedhore.
- Ai lidh këto leje me “financimin e bandave të narkotrafikut” dhe “narkotizimin e ekonomisë shqiptare”.
Kundërshtimi ndaj Kolegjit Zgjedhor:
- Berisha e akuzoi Kolegj Zgjedhor për “nënshtrim politik” ndaj qeverisë dhe mosrespektim të ligjit.
- Ai tha se PD do të ndërmarrë “të gjitha betejat për votim të lirë dhe të ndershëm”.
Citat kyç:
“450 lejet e dhëna në fushatë përkthehen në tonelata droge dhe 10 milionë m² ndërtime.”