
Tiranë, 11 korrik 2025 – Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt. Përmes avokatit Kujtim Cakrani, Meta kërkon lirimin e menjëhershëm nga qelia.
Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, ish-presidenti kërkon gjithashtu shfuqizimin e vendimit të Apelit të GJKKO-së të datës 19 nëntor 2024, që vendosi masën “arrest me burg”.
Meta mbahet në burgun 313 në Tiranë prej 21 nëntorit 2024. Ai po hetohet në lidhje me aferën CEZ/DIA dhe lobimet në SHBA gjatë kohës kur LSI ishte pjesë e qeverisë me Partinë Demokratike.