
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e BE-së zënë 55,9% të totalit të tregtisë për periudhën janar-qershor 2025, sipas INSTAT. Eksportet drejt BE-së arrijnë 67,2% të totalit të eksporteve, ndërsa importet 52,2%. Partnerët kryesorë tregtarë mbeten Italia (27,1%), Kina (9,1%), Greqia (7,6%) dhe Turqia (7,1%).
Eksportet e mallrave në këtë periudhë arritën 203 miliardë lekë, me rritje 2,1% krahasuar me një vit më parë. Importet u ulën me 2,0%, duke shënuar 431 miliardë lekë. Vetëm në qershor 2025, eksportet arritën 35 miliardë lekë (+1,9%), ndërsa importet 77 miliardë lekë (-0,2%).
Italia, Kina, Greqia dhe Gjermania janë partnerët kryesorë edhe për qershorin.