
Tiranë – Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka pushuar gjykimin e kërkesës së kandidatit për deputet, Aulon Kalaja, dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit, për rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në Qarkun Durrës.
Me vendimin nr. 23, gjykata rrëzoi kërkesëpadinë për mungesë legjitimiteti të paditësve, duke e cilësuar çështjen të papranueshme në themel. Vendimi është i formës së prerë dhe nuk lejohet ankimim.