
Prokuroria turke ka kërkuar një dënim prej tetë vjetësh e nëntë muajsh burg për kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, lidhur me akuzat për falsifikim të diplomës universitare.
Sipas aktakuzës, Imamoglu akuzohet se e ka marrë diplomën “me mashtrim” pas një transferimi të dyshimtë nga Universiteti Amerikan i Kyrenias në Universitetin e Stambollit. Çështja është interpretuar gjerësisht si me prapavijë politike, për shkak të profilit të lartë të Imamoglut si rival i mundshëm i presidentit Erdogan.
Universiteti i Stambollit ka anuluar diplomën më 18 mars dhe më pas e ka hequr nga sistemi. Imamoglu ndodhet aktualisht në burgun Marmara në Silivri.