
Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish në seancën konstituive, edhe pas tentimit të 52-të të zhvilluar të premten, më 25 korrik. Kryesuesi Avni Dehari ftoi partitë e ish-opozitës për të propozuar kandidatë për komisionin e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin, por PDK, LDK dhe AAK nuk patën asnjë propozim.
Votimi për komisionin nuk kaloi, duke marrë vetëm 54 vota pro, ndërsa partitë opozitare refuzuan të marrin pjesë. Situata në Kuvend mbetet e bllokuar, ndërkohë që afati ligjor është tejkaluar.
Kjo ngërç politik ndodh vetëm pak ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur një masë të përkohshme që ndalon çdo vendim dhe veprim të deputetëve pas 26 korrikut. Ky vendim i Gjykatës, i vlefshëm deri më 8 gusht, synon të mbrojë rendin kushtetues dhe të garantojë funksionimin normal të institucioneve të reja pas zgjedhjeve.