
Tiranë, 10 korrik 2025 – Qeveria shqiptare ka përshëndetur miratimin nga Parlamenti Evropian të raportit për progresin e Shqipërisë gjatë viteve 2023–2024, duke e cilësuar atë një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në një reagim zyrtar, Kryeministria thekson mbështetjen për “gjuhën inkurajuese” të raportit dhe pasqyrimin “objektiv” të reformave, përfshirë ato në drejtësi, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Qeveria deklaron se mbetet e përkushtuar për të përshpejtuar reformat dhe për të forcuar bashkëpunimin me institucionet e BE-së.