
Qytetarët që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë në pikën kufitare të Qafë-Botës janë përballur me pritje të gjata mëngjesin e së shtunës, pas arrestimit të 14 doganierëve grekë, përfshirë shefin e tyre.
Shërbimi aktualisht po kryhet me vetëm dy sportele nga punonjës të sjellë nga Dogana e Kakavijës. Kaosi ka nisur pas hetimeve për një grup të strukturuar kriminal brenda Autoritetit Doganor grek, i cili dyshohet për ryshfet pasiv në bashkëpunim.
Sipas Policisë greke, dosja përmban mbi 2,000 faqe, përfshirë prova video, fotografi dhe biseda të regjistruara që dokumentojnë praktika të paligjshme për shmangien e kontrolleve doganore.