
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se arkitektët do të mbajnë përgjegjësi ligjore për çdo ndërtim që devijon nga projekti i miratuar. Gjatë vizitës në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji NEST, Rama theksoi nevojën për rritjen e besueshmërisë në sektorin e ndërtimit, si nga investitorët, ashtu edhe nga arkitektët dhe ndërtuesit.
“Bëhet gjithë ajo punë për një projekt të miratuar dhe në fund ndërtesa ndryshon aq shumë sa as vetë arkitekti nuk e njeh. Ky fenomen duhet të marrë fund,” tha Rama, duke paralajmëruar masa të reja ligjore që do të përfshijnë përgjegjësinë morale dhe ligjore të arkitektëve.