
Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në selinë e PS në 61-vjetorin e lindjes, ku mori një tufë me trëndafila të kuq, por dita e tij nisi me punë: një takim me deputetët e Tiranës.
Takimi vijoi diskutimet e nisura një ditë më parë me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputetët e zgjedhur më 11 maj. Rama kërkoi angazhim të drejtpërdrejtë të deputetëve në evidentimin e problemeve në çdo njësi të kryeqytetit.
Sipas burimeve nga mbledhja, Rama përmendi edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë Tiranë, në varësi të vendimit që pritet nga Gjykata e Lartë për apelin e Erion Veliajt.
Ai ka kërkuar që deputetët e vjetër dhe të rinj të ndahen në grupe pune në terren, bashkë me drejtuesit lokalë, për të mbledhur problematikat e qytetarëve dhe për të forcuar praninë politike të PS në qytet.