
Tiranë, 11 korrik 2025 – Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim pune me kryetarët e bashkive të vendit në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030” dhe avancimit të integrimit europian, me fokus në përmirësimin e performancës vendore dhe forcimin e pushtetit lokal.
Gjatë këtij takimi po analizohen sfidat aktuale në qeverisjen vendore dhe nevojën për zgjidhje konkrete që lidhen me zhvillimin e zonave malore, proceset e legalizimeve dhe pronësisë, zbatimin e ligjit për bashkëpronësinë, si dhe rolin e bashkive në bujqësi dhe integrim europian.
Rama kërkoi një qasje të koordinuar me prioritetet kombëtare dhe standardet e BE-së, në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe efikas.