
Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një fushate të re kundër legalizimeve të ndërtimit pa leje në zona urbane, të cilat, sipas tij, janë bërë në dëm të hapësirës publike dhe interesit të komunitetit.
Në një deklaratë publike, Rama paralajmëroi anulimin e të gjitha legalizimeve që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme dokumentacion zyrtar dhe njoftoi masa të reja si pjesë e reformës së kontrollit të territorit. Pritet miratimi i dispozitave për ndëshkime penale ndaj zyrtarëve të Aluiznit dhe Kadastrës që kanë firmosur dokumente legalizimi për ndërtime abuzive.
Sipas Ramës, këto ndërtime përfaqësojnë “çmenduri urbane” dhe “fitim në kurriz të komunitetit”, ndërsa qasja e qeverisë do të jetë “zero tolerancë”.