
I dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladic, ka kërkuar lirimin e tij të përkohshëm për arsye shëndetësore.
Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) ka refuzuar kërkesën, duke deklaruar se pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore të 82-vjeçarit, ai po merr kujdes të plotë mjekësor.
Në vendimin e firmosur nga kryetarja e mekanizmit, Graciela Gatti Santana, theksohet se Mlladiq nuk vuan nga një sëmundje akute apo terminale që mund të justifikonte lirimin humanitar. Raportet mjekësore konfirmojnë se trajtimi i tij është cilësor dhe i përshtatur me nevojat specifike.
Mlladic u dënua në vitin 2021 për rolin e tij në masakrat gjatë luftës së Bosnjës, përfshirë gjenocidin e Srebrenicës.